Eksploroni Vilat tona luksoze
Vila Mahnitëse në rezidencën Green Coast , Palase
Vilat DAMM's u ofrojnë udhëtarëve një eksperiencë të paharrueshme luksi dhe ekskluziviteti përgjatë Rivierës së mrekullushme shqiptare. Koleksioni ynë i vilave të kuruara deri në detaje paraqet mishërimin e elegancës, sofistikimit dhe komoditetit, duke siguruar që çdo qëndrim të tejkalojë pritshmëritë.
Zgjidhni vilën tuaj
Ne përpiqemi të ofrojmë rehati dhe shërbim të personalizuar për të përmbushur nevojat unike të çdo vizitori.
Zbuloni më shumë rreth zonës
Përjetoni qetësinë buzë detit në vilat tona moderne dhe luksoze
Vendndodhja e pakrahasueshme
Secila prej vilave tona është e vendosur në mënyrë strategjike përgjatë vijës bregdetare mahnitëse të Rivierës Shqiptare, duke ofruar pamje të ujërave të kaltra dhe peisazheve piktoreske. Të vendosura në rezidenca ekskluzive si Green Coast dhe Olea, privatësia dhe siguria janë parësore. Qoftë duke pushuar pranë pishinës infinity, duke shëtitur përgjatë plazhit ose duke darkuar nën yje, kjo strehë buzë detit ofron esencën e nevojshme të luksit, natyrës dhe qetësisë.
Një mori shërbimesh
Kënaquni në një botë komoditeti dhe luksi në vilat tona, ku çdo dëshirë e juaja bëhet realitet për shkak të larmishmërisë së shërbimeve. Udhëtoni pa mundim e asnjë pagesë shtesë me shërbimin tonë buggy, me shoferë të dedikuar të gatshëm për t'ju çuar në destinacion në çdo moment të ditës.
Përjetoni shijet më të veçanta në baret, restorantet dhe fast-foodet e shumta që ofrojnë opsione të shijshme për të kënaqur çdo dëshirë. Zona karakterizohet për gamën e gjerë të dyqaneve në një qendër tregtare të madhe (Galeria by TEG) si dhe farmaci, markete, sallone, palestra dhe SPA. Dhe pas perëndimit të diellit, lëreni veten të lirë e kërceni në klubet e natës ku muzika live dhe DJ më të mirë krijojnë një atmosferë elektrizuese.
Plazhi i vetëm me flamur blu në Shqipëri
Plazhi i Palasës konsiderohet si një gur i çmuar i vijës bregdetare të Shqipërisë. Si marrësi i vetëm i certifikimit Blue Flag në Shqipëri, Palasa u garanton vizitorëve cilësi të jashtëzakonshme të ujit, menaxhim mjedisor dhe standarde të larta të sigurisë. Nga relaksi nën diell deri te sportet drithëruese ujore, ky thesar i Rivierës Shqiptare i fton udhëtarët të zhyten në bukurinë e saj natyrore, ndërsa gëzojnë komoditete të klasit botëror dhe praktikave të qëndrueshmërisë.